Politika 3 November 2026, 08:27 Nga VNA

Rama injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për dialog

Ndaje në Whatsapp
Rama injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për

Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga qelia, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos devijojë asnjë milimetër nga rutina e tij e zakonshme ditore. 

Nën mantelin e vetëpërmbajtjes politike, Rama i ka injoruar publikisht pretendimet e forta të ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë për shantazh e kërcënime, duke e nisur ditën me të njëjtin ritëm të parashikuar.

Këtë mëngjes, kryeministri u shfaq në një shesh letrash të improvizuara, me thirrjen e tij të përsëritur për dialog, drejtuar studentëve.

Ndonëse rrethuar nga polemika të rënda në skenën publike, Rama mbetet i palëkundur në refuzimin e tij për t'iu përgjigjur akuzave direkte, duke preferuar të vijojë me axhendën e ditës.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme