Kronika 3 November 2026, 18:58 Nga VNA

Rrëmbeu 60 mijë euro për 3 minuta. Enigmat e pazgjidhura të vjedhjes së Reiffasen Bank tek Komuna e Parisit

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbeu 60 mijë euro për 3 minuta. Enigmat e pazgjidhura të

Tre minuta i mjaftuan për të grabitur rreth 60 mijë euro në mes të Tiranës dhe për t’u zhdukur me një monopatinë, pa lënë pas asnjë të lënduar. Por ajo që po shqetëson hetuesit nuk është vetëm shpejtësia me të cilën veproi autori, por edhe fakti se ai dukej se e dinte saktësisht ku ndodheshin paratë.

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e degës së Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, e ndodhur paraditen e së hënës, 2 nëntor.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autori, i maskuar me skafandër dhe me një send në dukje pistoletë, ka hyrë në bankë, ka kërcënuar rojën e sigurisë dhe më pas është drejtuar te arka, ku ka marrë paratë. Sipas inventarit të bankës, shuma e grabitur arrin rreth 60 mijë euro, në lekë dhe valuta të huaja.

I gjithë operacioni zgjati vetëm tre minuta. Grabitësi doli nga banka dhe u largua me monopatinë, ndërsa policia nuk ka arritur ende ta identifikojë dhe arrestojë.

Por mënyra se si u krye grabitja ka ngritur dyshime se autori mund të ketë pasur informacion të brendshëm. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ai të jetë ndihmuar nga persona që punojnë ose kanë punuar në bankë. Kjo mbetet një pistë hetimore dhe jo një fakt i provuar.

Policia po verifikon gjithashtu nëse grabitësi e kishte vëzhguar bankën ditët përpara ngjarjes dhe nëse mund të ketë lidhje me një tjetër grabitje të ndodhur në qershor, jo shumë larg kësaj zone.

Deri tani, 60 mijë eurot janë zhdukur bashkë me autorin. Dhe pyetja që kërkon përgjigje është nëse grabitësi ishte thjesht shumë i përgatitur, apo dikush ia kishte treguar më parë rrugën drejt parave.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme