Bota 3 November 2026, 18:43 Nga VNA

Alarm për bomba në shtatë avionë në Evropë, aktivizohen avionët luftarakë dhe mbyllen përkohësisht disa aeroporte

Ndaje në Whatsapp
Alarm për bomba në shtatë avionë në Evropë,

Një valë kërcënimesh për bomba ka përfshirë trafikun ajror në Evropë këtë të martë, më 3 nëntor, duke detyruar autoritetet në disa vende të aktivizojnë protokollet e emergjencës, të devijojnë avionë nga destinacionet e tyre dhe të mbyllin përkohësisht aeroporte.

Shtatë fluturime janë përfshirë në alarmet e sigurisë, ndërsa në Itali janë angazhuar edhe avionë luftarakë për të shoqëruar një avion pasagjerësh.

Ngjarjet kanë prekur fluturime që lidhin Britaninë, Poloninë, Spanjën, Italinë dhe Bullgarinë, duke shkaktuar ndërprerje të operacioneve aeroportuale dhe kontrolle nga njësitë antiterror.

Në Poloni, një avion Boeing 737 MAX i kompanisë LOT, i nisur nga aeroporti Heathrow i Londrës me 181 persona në bord, u devijua nga destinacioni i tij fillestar, aeroporti Chopin i Varshavës, drejt aeroportit Modlin. Autoritetet mbyllën përkohësisht aeroportin, evakuuan pasagjerët dhe kontrolluan avionin për lëndë shpërthyese.

Një tjetër alarm për bombë u regjistrua në fluturimin SK751 të Scandinavian Airlines, nga Kopenhaga drejt Varshavës. Avioni u ul normalisht në aeroportin Chopin, por një nga pistat u mbyll gjatë kontrolleve të sigurisë. 

Në Spanjë, aeroporti i Murcias aktivizoi protokollin e emergjencës pas një kërcënimi për bombë në një avion të Ryanair që vinte nga Mançesteri. Në bord ndodheshin 114 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Pas uljes, avioni u kontrollua nga Garda Civile spanjolle dhe operacionet aeroportuale rifilluan normalisht.
Edhe aeroporti i Sofjes në Bullgari u përfshi në alarm, pasi autoritetet morën kërcënime kundër fluturimeve që mbërrinin nga Italia dhe Dublini. Njësitë antiterror kryen kontrolle në avionë dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve të mesazheve kërcënuese. 

Ndërkohë, në Itali, dy avionë të Ryanair, që vinin nga Dublini dhe Lisbona, iu nënshtruan kontrolleve në aeroportin Fiumicino të Romës. Në njërin prej rasteve, Forcat Ajrore italiane ngritën avionë luftarakë për të shoqëruar avionin e pasagjerëve deri në ulje.
Alarmet e së martës pasojnë një incident të ngjashëm të hënën, më 2 nëntor, kur një avion Wizz Air, që udhëtonte nga Londra drejt Sofjes, u detyrua të devijonte në Budapest pas një kërcënimi për bombë. Avionë luftarakë hungarezë Gripen u ngritën për ta shoqëruar deri në uljen e sigurt. 

Autoritetet evropiane nuk kanë raportuar të lënduar dhe kontrollet e kryera nuk kanë zbuluar asnjë mjet shpërthyes.
Ende nuk është përcaktuar nëse kërcënimet kanë lidhje me njëri-tjetrin apo janë veprime të veçuara. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një fushatë të koordinuar për të shkaktuar kaos në transportin ajror evropian.



Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme