
Policia ndërhyri për të larguar nga rruga studentët që po protestonin para Ministrisë së Arsimit.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët shoqëruan disa të rinj për t’u vendosur gjoba.
Ndërhyrja u shoqërua edhe me shtyrje ndaj gazetarëve që ndodheshin në vendngjarje për të dokumentuar protestën dhe veprimet e policisë.






















