Kronika 3 November 2026, 14:00 Nga VNA

Grabitja e bankës për 3 minuta, dyshime për bashkëpunëtorë brenda institucionit

Ndaje në Whatsapp

Grabitja e bankës për 3 minuta, dyshime për

Grabitja e bankës së nivelit të dytë, e ndodhur të hënën në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku u morën rreth 60 mijë euro, ka zgjatur vetëm tre minuta.

Policia ka ngritur dyshime ndaj një personi, i cili mendohet se kishte vëzhguar ambientet e bankës përpara grabitjes. Megjithatë, deri më tani nuk janë siguruar prova që konfirmojnë përfshirjen e tij në ngjarje.

Sipas hetuesve, autori duket se ka pasur informacion të saktë për vendndodhjen e parave, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të institucionit bankar.

Një tjetër pistë që po hetohet është mundësia që i njëjti autor të ketë kryer edhe grabitjen e një banke tjetër në muajin qershor, në një zonë jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja e fundit.

Dyshimet e policisë mbështeten në faktin se në të dyja rastet autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, lidhja mes dy grabitjeve mbetet ende e pakonfirmuar dhe po verifikohet nga grupi hetimor.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme