Kronika 2 November 2026, 18:00 Nga VNA

Zjarr në katin e 11-të të një pallati në Shkodër, flakët përfshijnë ambientet e një lokali

Ndaje në Whatsapp

Zjarr në katin e 11-të të një pallati në Shkodër,

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës, duke përfshirë ambientet e një lokali dhe duke shkaktuar alarm në zonë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në pjesën e sipërme të ndërtesës, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre, duke vështirësuar situatën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme