Kronika 2 November 2026, 17:59 Nga VNA

Protestë para Kryeministrisë/ Policia shoqëron me forcë 6 qytetarë, pavarësisht se nuk raportohet për incidente

Ndaje në Whatsapp

Protestë para Kryeministrisë/ Policia shoqëron me forcë 6

Gjashtë qytetarë janë shoqëruar me forcë nga policia gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë në Tiranë, ndonëse tubimi raportohet se ka qenë paqësor dhe pa incidente.

Sipas informacioneve të publikuara, qytetarët janë ndaluar nga efektivët teksa po largoheshin nga turma e protestuesve pranë godinës së Kryeministrisë.

Ata janë marrë me forcë dhe janë futur në automjetet e policisë, pavarësisht se gjatë protestës nuk janë raportuar akte dhune apo përplasje me forcat e rendit.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të gjashtë qytetarëve dhe as nëse ndaj tyre janë konstatuar shkelje ligjore.

Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar mbi motivet e ndërhyrjes së policisë gjatë tubimit.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme