
Arrestohet në Spanjë Armando Ndreu. 36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Interpol Tirana pritet që të finalizojë, në bashkëpunim me Interpol Madrid, ekstradimin e tij në Shqipëri.






















