Kronika 3 November 2026, 10:34 Nga VNA

Letra nga burgu vë në lëvizje Celibashin

Ndaje në Whatsapp

Letra nga burgu vë në lëvizje Celibashin

Një kërkesë e pazakontë me shkrim dore, e mbërritur nga qelia, ka vënë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 Dokumenti mban protokollin nr. 2383, datë 28.10.2026, dhe është firmosur nga shtetasi Orest Xorxallo.

Në letrën e tij, e cila është shkruar me dorë dhe shoqërohet me një kopje të pasaportës, Orest Kostandin Xorxallo i drejtohet KQZ-së në bazë të së drejtës për informim.

 Ai ngre dyshime se emri i tij mund të jetë keqpërdorur dhe kërkon verifikimin e pjesëmarrjes së tij në votime.

 Konkretisht, ai kërkon nga institucioni zgjedhor të informohet nëse ka qenë i përfshirë në listat e votuesve dhe nëse ka marrë pjesë në zgjedhjet vendore apo qendrore të zhvilluara përgjatë periudhës kohore 26.01.2015 – 01.04.2019.

 Gjithashtu, ai kërkon të verifikohet gjendja e tij në Qendrën e Votimit "Qendra e Votimit Jorgucat - Dropull" në Qarkun e Gjirokastrës, duke përdorur të dhënat e tij personale dhe numrin e ID-së.

 Mbi të gjitha, ai kërkon të vërtetohet zyrtarisht me shkrim nëse gjatë atij harku kohor ai ka qenë fizikisht pjesëmarrës në votime.

Shtetasi Orest (Kostandin) Xorxallo rezulton me një të shkuar të theksuar kriminale dhe një historik të gjatë konfliktesh me drejtësinë.

 Dënimi i tij fillestar dhe hyrja e parë në sistemin e burgjeve daton para vitit 2016, duke u lidhur kryesisht me veprën penale të vjedhjes të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe me akuza të tjera të karakterit të thjeshtë penal.

 Gjatë kohës që vuante dënimin në ambientet e paraburgimit dhe të burgut, ai ka kryer vepra të reja penale, duke u përfshirë në episode dhune dhe goditjeje ndaj punonjësve të policisë së burgjeve apo të dënuarve të tjerë. Këto veprime kanë sjellë dënime shtesë ndaj tij, të cilat janë pasqyruar në vendosjen e bashkimit të dënimeve, duke e mbajtur atë të izoluar për një periudhë të gjatë.

Letra nga burgu vë në lëvizje Celibashin

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme