
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ish-drejtuesja e SHISH ka refuzuar të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, është paraqitur në ambientet e gjykatës për ta përfaqësuar.
Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Apeli i Posaçëm ka vendosur ta shtyjë shpalljen e vendimit për ditën e nesërme, kur do të përcaktohet nëse masa e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.
Hyseni akuzohet për përkrahje të Ergys Agasit gjatë arratisë së tij, si dhe për nxjerrje të sekreteve shtetërore.






















