Një 82-vjeçare ka humbur jetën dhe një 68-vjeçar rezulton ende i pagjetur pas zjarrit dhe shpërthimit në një pallat në Elbasan.
Por përtej bilancit tragjik, pamjet e ndërhyrjes së zjarrfikësve ngrenë pyetje serioze për pajisjet me të cilat përballohen emergjenca të tilla.
Ndërsa flakët përfshinin pallatin dhe njerëzit rrezikonin jetën, zjarrfikësit përpiqeshin të ndërhynin me mjetet primitive që shfaqen në video.
Në vitin 2026, kur miliona euro shpenzohen për propagandë dhe fasada, pamjet nga Elbasani tregojnë se me çfarë mjetesh u duhet zjarrfikësve të përballen me tragjeditë.






















