Politika 4 November 2026, 15:26 Nga VNA

KE ngre shqetësimin për rastin Balluku: Kuvendi refuzoi kërkesën e SPAK, problem kontrolli ndaj qeverisë

Ndaje në Whatsapp

KE ngre shqetësimin për rastin Balluku: Kuvendi refuzoi

Komisioni Europian ka ngritur shqetësime lidhur me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të refuzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke evidentuar problematika në respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve, si dhe të barazisë përpara ligjit.

Në raportin për sundimin e ligjit, Komisioni ndalet te vendimi i marrë në mars të vitit 2026, kur shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të Ballukut, e cila është marrë e pandehur për dyshime lidhur me shkeljen e barazisë në tendera.

Sipas Komisionit Europian, refuzimi i kërkesës ka ngritur shqetësime për mënyrën se si funksionojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës ndërmjet institucioneve, si dhe për zbatimin e parimit të barazisë përpara ligjit.

Raporti evidenton gjithashtu reagimet negative të përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ ndaj vendimeve të institucioneve të drejtësisë, përfshirë sulmet publike kundër SPAK dhe gjyqësorit.

Një tjetër shqetësim lidhet me nismat ligjore të propozuara nga deputetë të shumicës për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, me qëllim zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra gjatë procedimeve penale.

Komisioni paralajmëron se ndryshime të tilla mund të pengojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë ato për korrupsionin e nivelit të lartë, ndërsa koha e paraqitjes së tyre mund të krijojë perceptimin e pandëshkueshmërisë.

Në raport theksohet gjithashtu se përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë kanë vijuar gjatë periudhës së raportimit.

Vendimi për rastin Balluku u mor më 12 mars 2026, kur 82 deputetë votuan kundër kërkesës së SPAK, ndërsa 47 votuan në favor të saj.

Kryeministri Edi Rama e mbrojti vendimin e shumicës, duke argumentuar se Kuvendi kishte vepruar në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe se hetimi ndaj Ballukut mund të vijonte pa pengesa.

Nga ana tjetër, vendimi shkaktoi reagime nga përfaqësues të Bashkimit Europian dhe ambasada të vendeve partnere, të cilat theksuan rëndësinë e garantimit të pavarësisë së drejtësisë dhe të kushteve që SPAK të ushtrojë funksionet e tij.

Shqetësimet e Komisionit Europian vijnë në një moment kur Shqipëria synon të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të drejtësisë mbeten ndër kriteret kryesore të këtij procesi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme