Politika 3 November 2026, 22:53 Nga VNA

Berisha shpall PD-në partinë më të fortë në Europë. Prej 14 vitesh nuk arrin të mundë Ramën

Ndaje në Whatsapp
Berisha shpall PD-në partinë më të fortë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron PD-në partinë më të fortë demokratike në Europë, pavarësisht se prej vitit 2013 nuk ka arritur të fitojë zgjedhjet parlamentare përballë Edi Ramës.

Në një intervistë për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve të fundit, duke përballuar përçarjet e brendshme dhe duke vijuar protestat kundër qeverisë.
“Partia Demokratike është absolutisht më e forta. Njeh ndonjë parti demokratike në Europë që të ketë një qëndrueshmëri të tillë? Mos harroni çfarë hoqi PD në këto 5 vite të fundit”, u shpreh Berisha.

Kreu demokrat mbrojti strategjinë e protestave, duke argumentuar se opozita ka luajtur rol vendimtar në denoncimin e aferave të qeverisë, nga inceneratorët dhe dosja “5D”, deri te aeroporti i Vlorës dhe lidhjet e pretenduara të pushtetit me krimin e organizuar.
“Pa denoncime shqiptarët nuk do të dinin gjë për aeroportin e Vlorës, për 5D-të, për inceneratorët, për emrat e Suel Çelës, Ergys Agasit, për anulimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, për paketën e maleve. Kjo opozitë ka qenë avokate e të gjitha aferave që kanë shpërthyer deri tani”, deklaroi ai.

Berisha këmbënguli se bashkimi i opozitës është rruga për të mundur Edi Ramën, duke iu referuar edhe një sondazhi që, sipas tij, tregon epërsi të opozitës së bashkuar në Tiranë.
“Ne shpallemi fitues në Tiranë nëse bashkohemi”, tha kryetari demokrat.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin se e ka kthyer procesin zgjedhor në farsë, ndërsa i cilësoi protestat e opozitës si ndër më të mëdhatë e organizuara nga Partia Demokratike. Megjithatë, deklarata e Berishës për PD-në si partinë më të fortë demokratike në Europë vjen në një kohë kur forca politike që ai drejton ndodhet prej më shumë se 13 vitesh në opozitë, ndërsa Edi Rama ka fituar katër zgjedhje parlamentare radhazi, në vitet 2013, 2017, 2021 dhe 2025.

Për Berishën, kjo është dëshmi e qëndrueshmërisë së Partisë Demokratike. Në rezultatin elektoral, megjithatë, kjo qëndrueshmëri ende nuk është përkthyer në rikthimin e saj në pushtet.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme