Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 14:10, familjarët e shtetasit U. F. kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa Spitali i Bulqizës ka njoftuar menjëherë autoritetet. Shërbimet e Policisë, të mbërritura në vendngjarje, kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






















