Kronika 3 November 2026, 20:38 Nga VNA

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ndaje në Whatsapp
Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën

Një efektiv i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka mbetur i plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, më 3 nëntor, rreth orës 16:46, kur efektivi me inicialet E.D. është plagosur në shpatull.

Menjëherë pas incidentit, efektivit i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është nënshtruar ekzaminimeve dhe vlerësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas mjekëve, parametrat jetësorë të të plagosurit janë brenda normave dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, për të siguruar trajtim më të specializuar mjekësor, është vendosur transferimi i tij drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia Ushtarake ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale për dokumentimin e incidentit, si dhe për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur plagosja.

Deri në këtë fazë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me mënyrën se si ka ndodhur incidenti. Rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen pas përfundimit të verifikimeve nga autoritetet përkatëse.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme