Bota 3 November 2026, 21:54 Nga VNA

Spanjë, dorëhiqet ministri i Transportit pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Ndaje në Whatsapp
Spanjë, dorëhiqet ministri i Transportit pas aksidentit tragjik

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit të rëndë hekurudhor, ku humbën jetën 69 persona.

Sipas raportimit të BBC, vendimi për largimin e tij nga detyra vjen pas tragjedisë që tronditi Spanjën dhe ngriti shqetësime serioze lidhur me sigurinë e transportit hekurudhor.

Aksidenti ndodhi më 28 tetor, pranë qytetit Urda, në provincën Toledo, ku dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një defekt në sistemin e sinjalizimit ka ndikuar në shkaktimin e përplasjes. Megjithatë, shkaqet e plota të tragjedisë mbeten objekt hetimi nga autoritetet përkatëse.

Dorëheqja e ministrit vjen në një kohë kur qeveria spanjolle po përballet me kërkesa për transparencë dhe masa më të forta për garantimin e sigurisë në rrjetin hekurudhor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme