Politika 4 November 2026, 11:02 Nga VNA

"Mëkatet e Pastorit", Toni Gogu ju fshihet kolegëve në komisionet parlamentare pas akuzave për Veliajn

Ndaje në Whatsapp
"Mëkatet e Pastorit", Toni Gogu ju fshihet kolegëve në

Mungesa e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar përplasje politike dhe braktisjen e mbledhjes nga ana e opozitës.

 Ministri, i cili më parë ka ushtruar funksionin e pastorit madje edhe në vetë dasmën e Veliajt, u bë qendra e një debati të ashpër pas pretendimeve të fundit publike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo që pritej të ishte një seancë dëgjimore për buxhetin, u shndërrua në një përplasje procedurale e politike pasi opozita kërkoi llogari urgjente për pretendimet se Gogu ka vepruar si "mesazher kërcënues" ndaj Veliajt në qelinë e tij në burgun e Fierit.

Së fundmi, përmes një letre të publikuar nga qelia ku ndodhet në paraburgim, Erion Veliaj ka denoncuar se Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e ka vizituar natën (të premten në orën 22:30) për t'i përcjellë mesazhe kërcënuese me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas letrës së Veliajt, Gogu i ka kërkuar të zbatojë tri kushte e kërkesa ultimative:

 * Të pranojë përfshirjen në organizimin ose financimin e protestave të studentëve — në të kundërt do t'i shtoheshin akuzat për "prishje të rendit kushtetues" nga burgu.

 * Të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe ta delegojë drejtimin e saj (te Arbër Hajdari).

 * Të ndërpresë menjëherë çdo këshillim apo komunikim me avokatin e tij, Plarent Ndreca.

Opozita, e udhëhequr nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, e konsideroi mospjesëmarrjen e ministrit si një braktisje dhe tentativë për t'u fshehur, duke refuzuar të vazhdojë me rendin e ditës për buxhetin pa praninë e tij dhe të Ministrit të Brendshëm.

Jorida Tabaku: "Ky Kuvend ka nevojë të marrë masa, të thërrasim ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë, për të diskutuar. Se për herë të parë është vënë në pikëpyetje e drejta kushtetuese dhe janë kërcënuar të drejtat e njeriut."

Jorida Tabaku: "Të shkojë ministri i drejtësisë të kërcënojë dhe mos të kemi informacion. Për mua është kambanë alarmi. Sot është momenti të kemi transparencë. Kur kjo i ndodh Veliajt, çfarë i bëni ju kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë."

Jorida Tabaku: "S’ka gjë më normale të vijë të raportojë këtu ministri, përkcontrazi, të vijë të raportojë të flasë dhe nëse ne kemi perceptim të gabuar të vijë të na e sqarojë."

Nga ana e tyre, deputetët e Partisë Socialiste u përpoqën të kalonin situatën dhe kërkuan kthimin te diskutimi i buxhetit, duke e cilësuar kërkesën e opozitës si "show" dhe politikë ditore:

Ramion Kurti: "Ministri i ka dhënë shpjegimet e veta. S'e di pse duhet të vijë këtu për të bërë atë politikën ditore."

Ardit Bido: "Ministri i Brendshëm ishte në Kuvend për interpelancë dhe ju refuzoni, pastaj bëni show duke kërkuar në komision."

Debati përfundoi me largimin e përfaqësuesve të opozitës nga salla e komisionit, ndërsa çështja e vizitës së ministrit në burgun e Fierit pritet të mbetet në qendër të stuhisë politike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme