Politika 4 November 2026, 10:30 Nga VNA

Drejtoria e Burgjeve “rehabiliton” Erion Veliajn, e zhvendos në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Ndaje në Whatsapp
Drejtoria e Burgjeve “rehabiliton” Erion Veliajn, e zhvendos në

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të burgut të Fierit. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Zhvendosja është kryer brenda të njëjtit institucion penitenciar, ku Veliaj ndodhet pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas vizitës së papritur të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, ku ai zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Tiranës.

Vizita e Gogut u shoqërua me një përplasje publike, pasi Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca, pretenduan se ministri i kishte përcjellë kryebashkiakut kërcënime dhe presione politike. Ministri i Drejtësisë i ka mohuar këto pretendime.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e zhvendosjes së Veliajt në sektorin spitalor dhe nëse vendimi lidhet me gjendjen e tij shëndetësore apo me masa të tjera të administrimit të paraburgimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme