Kronika 4 November 2026, 15:41 Nga VNA

Ndreca paralajmëron publikimin e ditarit të Veliajt: Do të zbulojmë përgjigjet që i dha ministrit Toni Gogu në burgun e Fierit

Ndaje në Whatsapp

Ndreca paralajmëron publikimin e ditarit të Veliajt: Do të

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka paralajmëruar publikimin e disa faqeve nga ditari personal i klientit të tij, ku janë dokumentuar përgjigjet që ky i fundit i ka dhënë ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Përmes një reagimi pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca bëri të ditur se kryebashkiaku i ka dorëzuar disa shënime personale, përmbajtja e të cilave pritet të bëhet publike.

“Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, deklaroi Ndreca.

Ndërkohë, avokati ka dhënë detaje edhe për gjendjen shëndetësore të Veliajt, i cili është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit për shkak të një frakture në këmbë.

Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura, autoritetet ende nuk kanë realizuar ekzaminimin e nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të frakturës.

“Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij”, u shpreh avokati.

Ndreca nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e përgjigjeve që Veliaj i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë, ndërsa mbetet për t'u parë se çfarë do të zbulohet nga publikimi i faqeve të ditarit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme