Kronika 4 November 2026, 14:20 Nga VNA

“Rama, jep dorëheqjen”/ Studentët vijojnë protestën, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Ndaje në Whatsapp

“Rama, jep dorëheqjen”/ Studentët vijojnë

Studentët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën kundër qeverisë, duke marshuar në rrugët e Tiranës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit, duke vijuar mobilizimin në ditën e 23-të të protestës së tyre.

Gjatë marshimit, studentët u kanë bërë thirrje edhe të rinjve të tjerë që t'i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë procesin mësimor, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e kryeministrit.

Ndërkohë, Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, por këta të fundit kanë refuzuar të ulen në bisedime, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.

Protestat studentore vijojnë prej më shumë se tri javësh në kryeqytet, ndërsa të rinjtë kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme