Editorial 4 November 2026, 14:42 Nga VNA

Deputetët e papërgatitur të PS-së përballë buxhetit: E lexojnë, por nuk arrijnë ta kuptojnë e as ta shpjegojnë!

Ndaje në Whatsapp
Deputetët e papërgatitur të PS-së përballë

Prej një jave, në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë ka nisur diskutimi intensiv i projektbuxhetit të shtetit për vitin 2027. Institucionet kanë filluar raportimet e tyre, ndërsa deputetët po shqyrtojnë një nga dokumentet më të rëndësishme për financat publike dhe ekonominë e vendit.

Por teksa në tryezë është vendosur mënyra se si do të shpenzohen miliarda euro nga taksat e shqiptarëve, diskutimet në komisione kanë nxjerrë në pah edhe momente që ngrenë pikëpyetje serioze mbi përgatitjen e një pjese të ligjvënësve për të analizuar dhe argumentuar shifrat e buxhetit.

Jo pak deputetë të Partisë Socialiste janë mjaftuar me leximin e relacioneve të përgatitura paraprakisht, pa i ngritur sytë nga fleta dhe, në disa raste, duke u ngatërruar edhe gjatë leximit. Përtej prezantimeve formale, ajo që bie në sy është mungesa e argumentimit të detajuar për çështjet që diskutojnë.

Një prej rasteve është ai i deputetes së Vlorës, Briseida Çakërri, e cila gjatë diskutimit për paketën fiskale pati vështirësi në paraqitjen e argumenteve të saj, duke krijuar përshtypjen se nuk ishte familjarizuar mjaftueshëm me materialin që po lexonte.

Një tjetër moment u regjistrua në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, ku deputetja socialiste Iris Luarasi foli për një buxhet prej 10 milionë eurosh. “Nuk ka pasur kurrë një buxhet që shkon në një shifër të tillë”, u shpreh ajo, duke ngatërruar milionat me miliardat. Në fakt, projektbuxheti i shtetit për vitin 2027 është rreth 10 miliardë euro, një diferencë që nuk mund të kalojë pa u vënë re në një diskutim parlamentar për financat e vendit.

Ndërkohë, deputetja socialiste Zegjine Çaushi, anëtare e Komisionit të Ligjeve, ka tërhequr vëmendjen për një tjetër kontrast: ndërsa në diskutimet parlamentare nuk spikat për ndërhyrjet e saj, në rrjetet sociale nuk mungojnë postimet me pamjen e re, të shoqëruara me përshkrime për punën dhe diskutimet në komisione.

Këto situata tregojnë se kontributi në parti nuk është garanci për përgatitjen në Kuvend dhe se as Akademia Politike e PS-së nuk mjafton për të mbushur boshllëqet. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë deputetë që e kuptojnë buxhetin, e shqyrtojnë dhe japin llogari për votën e tyre. Sepse në fund, faturën e vendimeve të marra pa e kuptuar atë që votohet, e paguajnë shqiptarët.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme