Editorial 28 October 2026, 15:29 Nga VNA

Berisha nuk i “përtyp” më Flamingot: nga “lëvizje madhështore” te protesta e “kapur nga Rama”

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk i “përtyp” më Flamingot: nga

Deri në fillim të muajit tetor, pak para se protestat të përshkallëzoheshin në përplasje të dhunshme, Sali Berisha mbështeste protestën e “Flamingove”, edhe pse mes thirrjeve për largimin e Edi Ramës dëgjoheshin shpesh edhe “Berisha ik” apo “Rama në burg, Berisha në burg”.

Këto thirrje nuk e penguan kreun e PD-së që, të paktën publikisht, të rreshtohej në mbështetje të protestës. Vetë Berisha e ka cilësuar protestën e Flamingove si “lëvizja qytetare më madhështore në historinë e këtij vendi”, duke deklaruar se PD e mbështeti “me të gjithë fuqitë e saj”, por pa tentuar t’i vendoste ngjyrime partiake.

Madje porosia e tij për demokratët ishte e qartë: t’i bashkoheshin protestës pa flamuj dhe pa simbole të PD-së, pikërisht për të respektuar, sipas tij, karakterin rinor dhe qytetar të lëvizjes.

Por, me sa duket, deri më sot Berisha kishte arritur t’i “përtypte” edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Sot vendosi të thotë atë që nuk e kishte thënë gjatë muajve kur u kërkonte demokratëve të dilnin në shesh.

Sipas versionit të ri të Berishës, protesta e Flamingove ishte “kapur” nga Rama dhe Balluku, ndërsa personat që kontrollonin mikrofonin favorizonin pikërisht thirrjet kundër tij.

Një akuzë që vjen pasi për muaj me radhë ai e mbështeti të njëjtën protestë dhe pasi vetë pranon se PD kishte zhvilluar dhjetëra mbledhje për të mobilizuar demokratët në mbështetje të saj.

Thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dëgjoheshin atëherë dhe dëgjohen edhe sot. Kur ishin të njëjtat thirrje, të njëjtët Flamingo dhe e njëjta protestë, çfarë ndryshoi që “lëvizja qytetare më madhështore” u kthye papritur në një protestë të “kapur” nga Rama dhe Balluku? 

Protesta e Flamingove, apo interesi i Berishës?

Video

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

Problemi nuk janë të pasurit, por ata që nuk po ngopen dot

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme