Kronika 4 November 2026, 13:08 Nga VNA

Policia vijon me gjobat ndaj protestuesve, 36 masa të reja për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Policia vijon me gjobat ndaj protestuesve, 36 masa të reja për

Policia e Tiranës ka vendosur 36 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në tubimin e zhvilluar më 3 nëntor në kryeqytet, me argumentin se kanë bllokuar rrugët dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, masat administrative janë vendosur për bllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës së Durrësit, ku protestuesit nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës.

Për secilin prej 36 protestuesve është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, duke e çuar në 180 mijë lekë vlerën totale të masave administrative të vendosura për tubimin e një dite më parë.

Gjobat janë vendosur në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, të datës 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, që parashikon masa administrative për pengimin e qarkullimit rrugor gjatë tubimeve.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kjo është dita e dytë radhazi që Policia e Tiranës vendos gjoba ndaj protestuesve për bllokimin e rrugëve. Një ditë më parë u raportuan edhe 16 masa administrative, po me vlerë 5 mijë lekë secila, për tubimin e 2 nëntorit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme