Kronika 4 November 2026, 13:49 Nga VNA

Dita e 23-të e protestës, studentët marshojnë drejt Fakultetit Ekonomik dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ndaje në Whatsapp

Dita e 23-të e protestës, studentët marshojnë drejt

Studentët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Tubimi ka hyrë në ditën e 23-të radhazi, ndërsa të rinjtë kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit.

Me pankarta në duar, protestuesit janë drejtuar drejt Fakultetit Ekonomik, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë që t'i bashkohen protestës kundër qeverisë.

Kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra, të cilin e konsiderojnë kusht të panegociueshëm.

Ndërkohë, prej disa ditësh, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje studentëve për dialog, por propozimi i tij është refuzuar vazhdimisht nga protestuesit.

Studentët kanë deklaruar se nuk pranojnë negociata me kryeministrin, duke këmbëngulur se dorëheqja e tij është kërkesa e tyre kryesore.

Protestat studentore vijojnë prej më shumë se tri javësh, me marshime dhe thirrje për bojkot të mësimit në disa fakultete të Tiranës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme