
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin, ish-shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror, e dyshuar për lidhje me Ergys Agasin.
Seanca u zhvillua ditën e djeshme, por për shkak të sensitivitetit të lartë të çështjes, e shtyu vendimmarrjen për këtë të mërkurë. Në seancë Vlora Hyseni nuk mori pjesë, por u përfaqësua nga avokati i saj.
Hyseni akuzohet se ndihmoi Ergys Agasin në arrati, si dhe për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Agasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI.
Vendimi:
1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së
Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj.
V.H.
2. Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates sě Posaçme të Shkalles së
Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi
i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.
4. Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditäve, duke
nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar.
U shpall në Tiranë, me datë 04.11.2026.
Gjyqtar Florjan Kalaja






















