Opinion 4 November 2026, 12:13 Nga VNA

Inceneratorët fantazmë

Ndaje në Whatsapp

Inceneratorët fantazmë

Nga Ermelinda Hoxhaj

Pse mbetjet e Fierit dhe Elbasanit duhet të shkojnë në Shkodër?

Projektbuxheti 2027 ngre një pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si qeveria po planifikon menaxhimin e mbetjeve urbane në Shqipëri.

Sipas Aneksit 6, mbetjet e 21 bashkive parashikohen të transportohen në zonën e menaxhimit të mbetjeve në Shkodër.

Mes tyre janë edhe 14 bashki te Elbasanit dhe të qarkut të Fierit.

Por pse mbetjet e Elbasanit dhe Fierit duhet të transportohen në Shkodër, kur për këto dy zona janë parashikuar dhe financuar investime miliona eurosh për impiantet e trajtimit të mbetjeve? Ata inceneratorët e famshëm….

Vetëm për kontratat e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, janë disbursuar përkatësisht rreth 2.4 miliardë dhe 4 miliardë lekë ose 52 milionë euro per te dy (vetëm disbursime të bëra publike, pa vlerat e kontratave).

Ca po bëhet me këto impiante?

Pse nuk po përmbushin funksionin për të cilin u financuan nga taksat tona?

Ndërkohë, më 30 janar 2026, Ministria e Mjedisit njoftoi nisjen e studimit të fizibilitetit FASEP, në bashkëpunim me partnerët francezë, për tri zona strategjike: Tiranë-Durrës, Fier dhe Elbasan. Edhe ministri i Mjedisit ka deklaruar se po punohet për një zgjidhje ligjore, teknike dhe financiare për këto zona. (më poshtë foto e njoftimit)

Atëherë, si rakordohet kjo strategji me atë që parashikon projektbuxheti 2027, ku orientohet dhe financohen transporti drejt Shkodrës?

A kemi një strategji të re kombëtare për menaxhimin e mbetjeve, apo vendime të ndryshme që nuk përputhen me njëra-tjetrën?

Dhe mbi të gjitha, çfarë ndodh me investimet miliarda lekë te bëra në Fier dhe Elbasan?

A janë braktisur përfundimisht këto projekte?

Nëse po, kush mban përgjegjësi për miliardat e shpenzuara nga paratë publike?

Kush duhet të na jap llogari?

A mundet Shkodra të përballojë menaxhimin e mbetjeve të mbi 30% te bashkive të vendit nga jugu ne veri?

Dhe a ka një shpjegim të qartë teknik, ekonomik dhe mjedisor për këtë vendim?

Qeveria duhet të bëjë publike studimin mbi të cilin mbështetet, të na shpjegojë përse ka zgjedhur Shkodrën për mbetjet e Fierit dhe Elbasanit dhe të sqarojë se si lidhet kjo skemë me strategjinë e shpallur nga vetë Ministria e Mjedisit, apo këta punojnë secili më vete e s’merren vesh me njëri-tjetrin…..

Paratë publike nuk mund të shpenzohen në një drejtim për disa vite, pastaj projektet të braktisen dhe më pas të kërkohen fonde të tjera për të zgjidhur të njëjtin problem. Buxheti janë taksat tona, është djersa jonë.

Nuk mund ti bëni rrush e gumbulla paratë tona e tani na shtoni dhe taksat e TVSH 21% se su dalin llogaritë!

Ps: nuk kam përfshirë fare inceneratorin e Tiranës, i cili edhe në projektbuxhetin e 2027 i kalojnë mbi 17 miliardë lekë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme