Kronika 4 November 2026, 17:32 Nga VNA

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Shembet një pjesë e pallatit 5-katësh, një viktimë dhe tetë të plagosur

Ndaje në Whatsapp

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Shembet një pjesë e

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i fuqishëm në një pallat pesëkatësh në qytetin e Elbasanit, ku një person ka humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë kanë përfunduar në spital, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë, një i moshuar rezulton ende i zhdukur dhe po kërkohet nga ekipet e shpëtimit. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rëndohet.

Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e ndërtesës. Kati i katërt i pallatit është shembur mbi katin e tretë, ndërsa zjarri, që fillimisht ka përfshirë katin e tretë, është përhapur edhe në katet e tjera.

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj, ka dhënë detaje nga vendngjarja, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.

“Bëhet fjalë për një pallat pesëkatësh. Ka dëmtime të strukturës së pallatit. U shemb kati i katërt, i cili ra mbi katin e tretë. Morëm masa për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, që fillimisht ishte në katin e tretë dhe më pas u përhap në katet e tjera. Viktima u gjet në katin e pestë, ndërsa një i moshuar ende nuk është gjetur”, kanë bërë të ditur shërbimet zjarrfikëse.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për gjetjen e personit të zhdukur, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme