Kronika 4 November 2026, 17:42 Nga VNA

Krim në familje në Bulqizë/ Djali dyshohet se vrau babanë, nëna bashkëpunëtore! Sajuan historinë se e kishte sulmuar ariu

Ndaje në Whatsapp

Krim në familje në Bulqizë/ Djali dyshohet se vrau babanë,

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbuluar në Bulqizë, ku një burrë dyshohet se është vrarë nga djali i tij, ndërsa bashkëshortja dyshohet se ka bashkëpunuar në krim.

Ngjarja fillimisht u raportua si një sulm nga ariu, pasi familjarët pretenduan se kryefamiljari kishte humbur jetën pasi ishte sulmuar nga kafsha në mal.

Megjithatë, hetimet e Policisë kanë zbuluar një tjetër version të ngjarjes. Sipas autoriteteve, viktima dyshohet se është goditur me armë zjarri dhe sende të forta, duke përjashtuar versionin fillestar të sulmit nga ariu.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar djalin dhe bashkëshorten e viktimës, të dyshuar për përfshirje në krim.

Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e vrasjes, rolin e secilit prej të arrestuarve dhe motivin që mund të ketë çuar në këtë ngjarje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme