
Në Gjykatën e Posaçme u shty për në datën 16 nëntor procesi për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. SPAK kërkoi në seancë kohë të njihet me parashtrimet e mbrojtjes së ish-kryeprokurorit.
Llalla bëri pak javë më parë kërkesë për pushimin e ekzekutimit të dënimit të tij penal, duke argumentuar se kanë kaluar pesë vjet nga shpallja e vendimit gjyqësor. Për rrjedhojë, sipas tij, dënimi konsiderohet i parashkruar.
Ish-numri një i institucionit qendror të akuzës u dënua në vitin 2021 me 2 vjet burg për fshehje pasurie. Ai u largua nga vendi dhe ndodhet në shtetin italian.






















