Politika 5 November 2026, 08:51 Nga VNA

Rama vijon me ftesën banale për dialog, poston sërish në Facebook tavolinën e gurtë

Ndaje në Whatsapp

Rama vijon me ftesën banale për dialog, poston sërish në

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm nga ana e studentëve, kreu i qeverisë ka zgjedhur të rikthejë të njëjtën ftesë, tashmë të kthyer në një ritual banal në rrjetet sociale. Rama ka publikuar sërish në Facebook fotografinë e tavolinës së gurtë, mbi të cilën ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”.

Por studentët duket se nuk kanë ndërmend t'i përgjigjen ftesës së kryeministrit. Ata kanë bërë të qartë se kërkesa e tyre nuk është ulja në tryezën e dialogut, por largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Ndërkohë, protestat vijojnë prej disa javësh në kryeqytet, ku studentët marshojnë në rrugët e Tiranës dhe ndalen pranë fakulteteve, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre t'i bashkohen lëvizjes.

Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë, ndërsa bojkoti i procesit mësimor vijon si pjesë e qëndresës kundër qeverisë.

Teksa studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama vijon t'u përgjigjet me të njëjtën fotografi dhe të njëjtën ftesë për dialog, e cila deri më tani nuk ka arritur të ndryshojë qëndrimin e protestuesve.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme