Politika 5 November 2026, 08:25 Nga VNA

VIDEO/ Nuk është lapsus Briseida është paaftësi për të lexuar! Sëmundja ngjitëse e deputetëve të Rilindjes

Ndaje në Whatsapp

VIDEO/ Nuk është lapsus Briseida është paaftësi

Deputetja socialiste Briseida Çakërri është bërë protagoniste e një tjetër episodi të sikletshëm në Kuvend, pasi nuk arriti të lexonte pa u ngatërruar tekstin që kishte përpara gjatë diskutimit të projektbuxhetit dhe Paketës Fiskale në Komisionin e Ekonomisë.

Videoja e publikuar në media tregon deputeten teksa ngatërron vazhdimisht fjalët dhe humbet fillin e diskutimit, pavarësisht se po lexonte nga një material i shkruar.

Pas përhapjes së videos në rrjetet sociale, Çakërri reagoi duke e cilësuar incidentin një “lapsus” dhe duke u ankuar për mobilizimin e portaleve.

Por lapsuset janë njerëzore. Të gjithëve mund të na ngatërrohen fjalët gjatë një diskutimi publik. Të mos arrish të lexosh një tekst të përgatitur, qoftë prej vetes apo prej të tjerëve, është një çështje tjetër që ngre pikëpyetje për përgatitjen e përfaqësuesve të zgjedhur.

Ironia bëhet edhe më e madhe kur mëson se Briseida Çakërri është pedagoge me profesion. Përpara se të merrte mandatin e deputetes, ajo punonte si pedagoge kryesore në Kolegjin Universitar “Pavarësia” në Vlorë, që prej tetorit 2016.

Rasti i saj vjen pas një tjetër episodi të ngjashëm me ministren Adea Pirdeni, e cila u ngatërrua gjatë një fjale publike, duke kërkuar ndjesë me një “Ohh, sorry”, ndërsa kryeministri Edi Rama ndërhyri për ta ndihmuar të vazhdonte.

Kur përfaqësuesit e mazhorancës kanë vështirësi të lexojnë tekstet e përgatitura për ta, lind natyrshëm pyetja se sa thellë i njohin dokumentet dhe ligjet për të cilat diskutojnë dhe votojnë.

Dhe nëse episodet e tilla vazhdojnë të përsëriten, duket se në Rilindje vështirësia për të lexuar po kthehet në një sëmundje ngjitëse.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme