
28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave në Tiranë, ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në spitalin “Gemelli” në Romë.
I riu vijon betejën për rikuperimin e shikimit pas plagosjes, ndërsa ndërhyrja e radhës përbën një tjetër etapë të rëndësishme të trajtimit të tij.
Vishkulli iu nënshtrua operacionit të parë më 28 tetor në Itali, ku mjekët arritën t'i shpëtonin syrin e dëmtuar. Megjithatë, rikthimi i shikimit mbetet ende i pasigurt.
Ndërhyrja e planifikuar për 11 nëntor pritet të jetë një tjetër hap në përpjekjet për rikuperimin e 28-vjeçarit.






















