Kronika 5 November 2026, 07:50 Nga VNA

Tragjedia në Elbasan, gjendet i pajetë nën rrënoja Hamit Dibra: Dyshohet se kishte instaluar bombola gazi në garazhin e pallatit

Ndaje në Whatsapp

Tragjedia në Elbasan, gjendet i pajetë nën rrënoja Hamit

Është gjetur i pajetë nën rrënojat e pallatit 5-katësh në Elbasan 69-vjeçari Hamit Dibra, pronari i banesës ku dyshohet se nisi shpërthimi i fuqishëm i mesditës së të mërkurës. Me gjetjen e trupit të tij, numri i viktimave nga tragjedia në lagjen “Beqir Dardha” ka shkuar në dy.

Trupi i 69-vjeçarit u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura, pas orësh të tëra kërkimesh mes rrënojave të godinës.

Siç raportoi VNA një ditë më parë, Hamit Dibra dyshohet se kishte vendosur një bombol gazi në garazhin e pallatit, të cilën e kishte lidhur përmes tubacioneve me kuzhinën e apartamentit të tij. Dyshimet paraprake janë se shpërthimi mund të ketë ardhur nga ky instalim, por shkaqet mbeten ende për t’u përcaktuar nga ekspertiza.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shembi muret dhe shkallët e pallatit, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Viktima e parë e tragjedisë ishte Hatixhe Berisha, 83 vjeçe, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Dhjetë persona të tjerë pësuan asfiksi dhe morën ndihmë mjekësore në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pallati është shpallur i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të rënda strukturore. Banorët janë evakuuar, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse instalimi i dyshuar i gazit në garazhin e pallatit ishte shkaku i shpërthimit që u mori jetën dy personave dhe shkatërroi godinën.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme