Bota 7 July 2026, 17:25 Nga VNA

Trump heq sanksionet ndaj Turqisë: Nuk ndëshkojmë miqtë tanë

Ndaje në Whatsapp
Trump heq sanksionet ndaj Turqisë: Nuk ndëshkojmë miqtë

Gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, Trump deklaroi se administrata e tij ka vendosur t'i japë fund masave ndëshkuese ndaj Ankarasë.

"Ne do të heqim sanksionet. Nuk duam të sanksionojmë miqtë tanë", u tha Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan bëri të ditur se po bashkëpunon me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të finalizuar vendimin.

Trump u ndal edhe te çështja e avionëve luftarakë F-35, duke deklaruar se do ta shqyrtonte seriozisht mundësinë e rifillimit të shitjeve për Turqinë.

"Me shumë gjasa do ta konsiderojmë këtë. Turqia ka qenë shumë më besnike se vende të tjera", tha ai.

Presidenti amerikan minimizoi gjithashtu shqetësimet për blerjen nga Turqia të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Ankarasë janë "më të mira, ndoshta se kurrë më parë".

Video

Ky është momenti kur një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën pranë hotelit ku po qëndronte Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Damask, Siri.

Sikur të ishte shteti kaq i shpejt edhe për pacientët pa ilaçe nëpër spitale, do ishte më mirë akoma. Se turistët që do vijnë për koncertin e Kanye West, në një mënyrë a në një tjetër e gjejnë një zgjidhje.

Në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Gjatë seancës, Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe pezullimin e procesit deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në raportin mjekësor pas lindjes së fëmijës, duke argumentuar se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në gjyq dhe nuk autorizon avokatët ta përfaqësojnë në mungesë. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme