Bota 7 July 2026, 15:55 Nga VNA

Farage jep dorëheqjen si deputet, dhe shprehet i gatshëm për rikandidim: “Le të vendosin votuesit”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-07 at 3.35.51 PM.jpeg

Lideri i Reform UK, Nigel Farage, ka njoftuar dorëheqjen nga mandati i deputetit për zonën e Clacton, duke shkaktuar automatikisht mbajtjen e një zgjedhjeje të pjesshme, ku ai ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish.

Në një deklaratë video të publikuar të martën, Farage mohoi kategorikisht çdo shkelje ligjore, pas raportimeve të fundit në mediat britanike dhe hetimeve mbi deklarimin e përfitimeve financiare.

“Nuk kam bërë asgjë të gabuar. Nuk kam shkelur ligjin në asnjë mënyrë dhe nuk kam keqpërdorur para publike,” u shpreh ai, duke shtuar se gjatë dhjetë viteve të fundit ka fituar të ardhura nga shkrimet, ligjëratat, aktiviteti mediatik dhe investimet. “Kam ecur mirë financiarisht. Të fitosh para nuk është krim,” deklaroi Farage.

Dorëheqja vjen pasi The Sunday Times raportoi se ai nuk kishte deklaruar disa përfitime, përfshirë shërbimet e stafit dhe sigurisë të financuara nga aleati i tij i vjetër George Cottrell. Paralelisht, Farage po përballet edhe me pyetje lidhur me një dhuratë prej 5 milionë paundësh nga donatori i Reform UK, Christopher Harborne, të dhënë në fillim të vitit 2024 dhe të paregjistruar fillimisht në regjistrin parlamentar.

Farage i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar raportimet si “krejtësisht të pasakta” dhe duke pretenduar se hetimi i autoritetit parlamentar për standardet po përdoret si një mjet politik kundër tij.

Sipas tij, fondi prej 5 milionë paundësh nuk kishte karakter politik, por ishte destinuar për mbulimin e kostove të sigurisë personale. “Jam figura publike ose politikani më i sulmuar fizikisht dhe verbalisht i kohëve moderne. Këto para do të financojnë sigurinë time për pjesën tjetër të jetës,” deklaroi ai.

Duke shpjeguar vendimin për dorëheqje, Farage tha se dëshiron që gjykimi për veprimet e tij të mos bëhet nga media apo hetuesit, por nga qytetarët që e kanë zgjedhur.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen si deputet i Clacton, duke shkaktuar një zgjedhje të pjesshme. Dua që populli i Clacton të jetë gjykatësi i veprimeve të mia. Prandaj do të kandidoj sërish dhe do të luftoj për të fituar,” përfundoi ai.

Video

Ky është momenti kur një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën pranë hotelit ku po qëndronte Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Damask, Siri.

Sikur të ishte shteti kaq i shpejt edhe për pacientët pa ilaçe nëpër spitale, do ishte më mirë akoma. Se turistët që do vijnë për koncertin e Kanye West, në një mënyrë a në një tjetër e gjejnë një zgjidhje.

Në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Gjatë seancës, Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe pezullimin e procesit deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në raportin mjekësor pas lindjes së fëmijës, duke argumentuar se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në gjyq dhe nuk autorizon avokatët ta përfaqësojnë në mungesë. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme