Bota 7 September 2026, 20:22 Nga VNA

Tragjedia në Miami/ Nisin hetimet për avionin e mallrave që doli nga pista, dyshime mbi kushtet e motit

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia në Miami/ Nisin hetimet për avionin e mallrave që doli

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit të një avioni mallrash të Amazon, i cili doli nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit të dielën.

Pesë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë pasi avioni, i operuar nga kompania 21 Air, u aksidentua pak para orës 14:00 me orën lokale.

Avioni i tipit Boeing 767-300 doli përtej pistës, kaloi një rrugë dhe goditi disa automjete. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse viktimat ndodheshin në avion, në tokë apo në të dyja.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), agjencia federale përgjegjëse për hetimin e aksidenteve të transportit, ka dërguar një ekip hetuesish në vendngjarje.

Kryetarja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, konfirmoi se të paktën pesë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve, tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.

Disa nga të plagosurit kishin mbetur të bllokuar brenda ose poshtë automjeteve të goditura dhe u nxorën nga ekipet e emergjencës. Më shumë se 200 zjarrfikës u angazhuan në operacion pasi avioni u përfshi nga flakët.

Hetuesit pritet të analizojnë edhe pamjet e uljes për të përcaktuar nëse avioni preku pistën në zonën e parashikuar dhe çfarë shkaktoi daljen e tij nga pista.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se avioni po lëvizte me rreth 207 kilometra në orë kur doli nga pjesa e përdorshme e pistës. Në momentin e incidentit në zonën e Miamit raportoheshin reshje të lehta shiu dhe erëra të forta.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos dhe po transportonte mallra për Amazon.

Kompania 21 Air dhe Amazon deklaruan se po bashkëpunojnë me autoritetet për hetimin e ngjarjes dhe shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave.

Pas aksidentit, fluturimet në aeroport u pezulluan përkohësisht nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), duke shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta.

Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së Ditës së Punës, një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme