Bota 7 September 2026, 15:54 Nga VNA

Pentagoni refuzon pagesat për ushtarët e vrarë në konfliktin me Iranin: “Nuk është luftë, sepse Kongresi nuk e ka shpallur të tillë”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-07 at 2.56.25 PM.jpeg

Familjet e ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit po përballen me një betejë të dytë: atë me burokracinë e Pentagonit për të marrë pagesat dhe përfitimet që u takojnë pas humbjes së të afërmve.

Rasti që ka shkaktuar reagime në SHBA është ai i Libby Klinner, bashkëshortes së majorit Alex Klinner, 33 vjeç, i cili humbi jetën në muajin mars gjatë rrëzimit të një avioni furnizues KC-135 në Irakun perëndimor. Avioni po mbështeste operacionet amerikane kundër Iranit.

Sipas raportimeve të The Telegraph⁠ dhe Associated Press⁠, Klinner ishte një nga gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit që vdiqën në atë mision. Që prej nisjes së konfliktit me Iranin, 18 ushtarakë amerikanë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Por ajo që e ktheu rastin në skandal publik ishte pretendimi i vejushës se Forcat Ajrore Amerikane e kishin konsideruar të papërshtatshme për disa përfitime shtesë, me argumentin se Kongresi nuk kishte shpallur zyrtarisht luftë.

“Burri im humbi jetën sepse jemi në luftë, dhe pastaj më thanë se teknikisht nuk është luftë, ndaj humbasim disa përfitime”, tha Libby Klinner për AP.

Pas reagimit të saj në rrjetet sociale, rasti mori vëmendje kombëtare. Forcat Ajrore më pas deklaruan se kishin kontaktuar familjen për të sqaruar pagesat dhe përfitimet, duke thënë se Klinner do të merrte të gjitha përfitimet për të cilat kishte të drejtë.

Megjithatë, çështja ka hapur një debat më të gjerë në SHBA: si mund të dërgohen ushtarë në misione luftarake, të vriten në operacione kundër një shteti tjetër, por administrata të shmangë termin “luftë” kur vjen puna te përgjegjësia ligjore dhe financiare ndaj familjeve të tyre.

Në thelb, familjet e ushtarëve të vrarë po përballen me një paradoks cinik: shteti i quan heronj kur bien në mision, por kur vjen radha e pagesave, u kujton se “lufta” nuk ekziston zyrtarisht.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme