Administrata e presidentit Donald Trump i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë për të lejuar kufizime të reja mbi votimin me postë përpara zgjedhjeve të mesmandatit.
Kjo është hera e tretë që çështja arrin në Gjykatën e Lartë.
Urdhri ekzekutiv i Trump synon të ndalojë shërbimin postar amerikan që t’u dërgojë fletëvotime personave që nuk ndodhen në një listë federale të miratuar të votuesve.
Një gjykatës federal e ka bllokuar zbatimin e masës, ndërsa administrata argumenton se vonesat po krijojnë konfuzion sepse disa shtete kanë nisur tashmë dërgimin e fletëve të votimit.
Shtetet e drejtuara nga demokratët dhe organizatat për të drejtat e votuesve argumentojnë se urdhri është antikushtetues dhe mund t’u vështirësojë votimin miliona amerikanëve.
Çështja ka peshë të madhe elektorale: rreth një e treta e votuesve amerikanë zakonisht votojnë me postë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet e nëntorit.





















