Bota 6 September 2026, 18:10 Nga VNA

Dy grabtiës flasin shqip teksa hyjnë në shtëpinë e influencueses së njohur spanjolle

Ndaje në Whatsapp
Dy grabtiës flasin shqip teksa hyjnë në shtëpinë e

Influencuesja dhe stilistja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar momente paniku pasi dy persona të maskuar hynë në banesën e saj në zonën Aljarafe, pranë Seviljes, ndërsa ajo dhe familjarët ndodheshin brenda.

Ngjarja ndodhi teksa Osorno ishte në katin e sipërm duke regjistruar materiale për rrjetet sociale. Ajo dyshoi se diçka nuk shkonte pasi vuri re të hapur një dritare që, sipas saj, zakonisht qëndron e mbyllur. Pasi kuptoi se në banesë kishte persona të panjohur, ajo nisi të bërtiste dhe të paralajmëronte familjarët.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy persona të maskuar, me elektrikë të vendosur në kokë, teksa kontrollojnë sirtarët dhe raftet e garderobës në kërkim të sendeve me vlerë. Në regjistrim, personat dëgjohen duke komunikuar në gjuhën shqipe, ndërsa në një moment vendosin të largohen pasi kuptojnë se janë zbuluar.

Në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e Osornos, si dhe ish-bashkëshorti i saj, Jacobo “Coco” Robatto. Familja telefonoi menjëherë numrin e emergjencës 112. Patrullat e Gardës Civile mbërritën brenda pak minutash, por autorët ishin larguar përpara mbërritjes së tyre.

Osorno publikoi më pas pamjet e kamerave të sigurisë në rrjetet sociale dhe deklaroi se ishte ende e tronditur nga ngjarja. Ajo tha gjithashtu se, sipas informacionit që kishte marrë, në zonë ishin regjistruar edhe raste të tjera grabitjesh.

Video

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

Si qytetar mund të mendosh si të duash, si parlamentar duhet të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme