Bota 6 September 2026, 14:27 Nga VNA

Serbia heq dorë nga nderimet shtetërore për Mladiçin, BE e quan funeralin “test” për rrugën europiane

Ndaje në Whatsapp
Serbia heq dorë nga nderimet shtetërore për Mladiçin, BE e

Funerali i ish-komandantit të ushtrisë serbo-boshnjake Ratko Mladiç do të zhvillohet në Beograd pa nderime shtetërore, pa përfaqësues të lartë në detyrë dhe pa ceremonial ushtarak, pas kritikave të forta të Bashkimit Europian.

Mladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje, vdiq në moshën 84-vjeçare ndërsa vuante dënimin në Hagë. Trupi i tij u transportua në Serbi me një avion të qeverisë dhe arkivoli, i mbuluar me flamurin serb, u prit nga familjarë dhe përfaqësues të autoriteteve.

Mënyra e pritjes së trupit dhe raportimet për homazhe të mëdha shkaktuan reagime të forta në Bruksel.

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke deklaruar se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

BE-ja e ka cilësuar mënyrën se si Beogradi do ta menaxhojë funeralin si një test të rëndësishëm për rrugën europiane të Serbisë.

Ndërkohë, funerali i planifikuar për të hënën pritet të zhvillohet pa salva artilerie dhe pa prani ceremoniale të ushtrisë apo zyrtarëve të lartë në detyrë. Mijëra persona pritet megjithatë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit në Beograd.

Mladiç mbetet një figurë që shkakton ndarje të thella në Ballkan. Gjykata ndërkombëtare e shpalli fajtor për gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë, si dhe për krime të tjera gjatë luftës së Bosnjës.

Polemika për funeralin ka marrë tashmë dimension politik europian, pasi Brukseli ka bërë të qartë se qëndrimi ndaj krimeve të luftës, pajtimit dhe viktimave është pjesë e kritereve mbi të cilat do të vlerësohet perspektiva e Serbisë për anëtarësim në BE.

Video

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

Si qytetar mund të mendosh si të duash, si parlamentar duhet të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme