Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen përsëri me radhë dhe vonesa, pasi periudha e fleksibilitetit për zbatimin e sistemit biometrik Entry/Exit System (EES) përfundoi më 6 shtator.
Sistemi regjistron në mënyrë dixhitale hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, duke përdorur të dhëna biometrike si fotografia dhe shenjat e gishtërinjve.
Problemi është se jo të gjitha pikat kufitare europiane duket se janë gati për zbatim të plotë.
Sipas Guardian, disa shtete mund të vazhdojnë të përdorin masa fleksibël për të shmangur kaosin në aeroporte, porte dhe terminalet hekurudhore.
Problemet e para të sistemit kanë sjellë ankesa për radhë të gjata dhe konfuzion mes udhëtarëve britanikë.
Rreziku është më i madh në periudhat me trafik të lartë, kur regjistrimi biometrik i personave që hyjnë për herë të parë mund të zgjasë më shumë se kontrolli tradicional i pasaportave.





















