Rritja e zjarreve masive dhe valëve ekstreme të të nxehtit po kërcënon të zhbëjë përparimin e arritur gjatë dekadave në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Paralajmërimi vjen nga World Meteorological Organization në raportin e saj të ri për klimën dhe cilësinë e ajrit, të publikuar sot.
Ndërsa vendet e zhvilluara kanë ulur ndotjen nga industria dhe transporti, tymi i zjarreve po krijon një burim gjithnjë e më të madh të grimcave të rrezikshme PM2.5 dhe ozonit në nivelin e tokës.
Zjarret ekstreme në Kanada, Rusi dhe veriperëndim të Spanjës janë ndër shembujt e përmendur.
Një studim i cituar nga WMO vlerëson se trefishimi i episodeve ekstreme të tymit nga zjarret që prej viteve 1990 lidhet me afro 100 mijë vdekje shtesë në vit gjatë periudhës 2010-2018.
Tymi nuk prek vetëm mushkëritë. Ai përmban kimikate toksike që mund të shkaktojnë inflamacion në organizëm dhe të rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme.
WMO kërkon që politikat për klimën dhe ndotjen e ajrit të trajtohen së bashku, pasi ngrohja globale po krijon kushtet për më shumë zjarre, ndërsa zjarret nga ana tjetër po përkeqësojnë ndotjen.




















