Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke goditur mbi 80 objektiva ushtarake, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Sipas ushtrisë amerikane, operacioni u zhvillua si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Teheranit ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Objektivat e goditura përfshijnë sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, qendrat e komandës dhe kontrollit, radarët bregdetarë, kapacitetet e raketave kundër anijeve, si dhe mbi 60 mjete të vogla detare të Garda Revolucionare Islamike në dhe pranë Ngushticës së Hormuzit.
Operacioni u zhvillua gjatë natës, në një kohë kur presidenti Donald Trump ndodhej në Turqi për samitin e NATO në Ankara.






















