Ndërtekst 24 Shkurt 2026, 13:37 Nga VNA

“Testamenti i Heiligenstadtit” – Bekimi i dhimbjes dhe dashurisë për artin i Beethovenit

Ndaje në Whatsapp
“Testamenti i Heiligenstadtit” – Bekimi i dhimbjes dhe

TESTAMENTI I HEILIGENSTADTIT
Ludwig van Beethoven
(6 dhe 10 tetor 1802)

Për vëllezërit e mi Karl dhe Johann Beethoven
(për t’u lexuar dhe zbatuar pas vdekjes sime)

O ju njerëz, që më mbani për armiqësor, kokëfortë apo mizantrop (shpesh ka tendencën të shmangë ndërveprimet shoqërore dhe mund të jetë kritik ndaj natyrës njerëzore), sa padrejtësi më bëni! Ju nuk e dini shkakun e fshehtë të asaj që ju duket kështu. Zemra dhe shpirti im, që nga fëmijëria, kanë qenë të prirura për ndjenjën e butë të dashamirësisë. Gjithmonë kam qenë i gatshëm edhe për vepra të mëdha, por mendoni vetëm se prej gjashtë vjetësh më ka goditur një gjendje e pashërueshme, e rënduar nga mjekë të paarsyeshëm, i mashtruar vit pas viti me shpresën e përmirësimit, derisa më në fund u detyrova të përballem me pamjen e një të keqeje të përhershme, shërimi i së cilës ndoshta kërkon vite ose është krejt i pamundur.

I lindur me një temperament të zjarrtë e të gjallë, vetë i ndjeshëm ndaj gëzimeve të shoqërisë, u detyrova herët të veçohem, ta kaloj jetën time në vetmi. Edhe kur ndonjëherë përpiqesha ta kapërceja këtë gjendje, sa ashpër më kthente pas përvoja e dyfishtë dhe e dhimbshme e dëgjimit tim të dobët! E megjithatë, ende nuk më ishte e mundur t’u thosha njerëzve: “Flisni më fort, bërtisni, sepse jam i shurdhër.”

Ah, si do të ishte e mundur të pranoja dobësinë e një shqise që tek unë duhej të ishte më e përsosur se tek të tjerët, një shqisë që dikur e zotëroja në përsosmërinë më të lartë, në një shkallë që pak (njerëz) nga profesioni im e kanë pasur ndonjëherë? Jo, nuk mundem. Prandaj më falni nëse më shihni të tërhiqem aty ku do të doja me dëshirë të përzihesha me ju. Dyfish më dhemb fatkeqësia ime sepse bashkë me të duhet edhe të keqkuptohem. Për mua nuk ka pushim në shoqërinë njerëzore, nuk ka biseda të të hollësishme, as shkëmbime të ndërsjella ndjenjash. Pothuajse krejtësisht vetëm, vetëm aq sa e kërkon domosdoshmëria më e lartë, që më lejon të hyj në shoqëri. Si një i dëbuar duhet të jetoj.

Sapo i afrohem një rrethi njerëzish, më pushton një ankth i zjarrtë, nga frika se mos zbulohet gjendja ime. Kështu ndodhi edhe gjatë këtij gjysmëviti që e kalova në fshat, i nxitur nga mjeku im i arsyeshëm të kurseja sa më shumë dëgjimin. Kjo përkonte pothuajse me prirjen time të tanishme natyrore, edhe pse, i tërhequr herë pas here nga dëshira për shoqëri, e lejoja veten të joshesha pas saj.

Por çfarë poshtërimi: kur dikush pranë meje dëgjonte nga larg një flaut, ndërsa unë nuk dëgjoja asgjë. Ose kur dikush dëgjonte bariun duke kënduar dhe unë, po ashtu, nuk dëgjoja asgjë. Këto ngjarje më çuan pranë dëshpërimit, pak mungoi dhe t’i jepja fund vetë jetës sime.

Vetëm arti, vetëm ai më mbajti. Më dukej e pamundur ta lija botën përpara se të kisha sjellë gjithçka për të cilën ndihesha i thirrur. Dhe kështu e zgjata këtë jetë të mjerë, vërtet të mjerë, me një trup kaq të ndjeshëm, saqë një ndryshim i vogël e i shpejtë mund të më rrëzojë nga gjendja më e mirë në më të keqen.

Durim, kështu quhet, atë duhet ta zgjedh tani si udhërrëfyesen time. E kam bërë. Me këmbëngulje shpresoj të qëndroj, derisa Parcat e pamëshirshme (i referohet fatit ose perëndive të fatit në mitologjinë romake, të cilat përcaktojnë jetën dhe vdekjen e njerëzve) të vendosin ta presin fillin. Ndoshta do të bëhem më mirë, ndoshta jo. Jam i përgatitur. Që në moshën 28-vjeçare u detyrova të bëhem filozof, nuk është e lehtë dhe për artistin është më e vështirë se për këdo tjetër.

Hyjni, ti që sheh në thellësinë e shpirtit tim, ti e di se dashuria për njerëzit dhe prirja për të bërë mirë banojnë në mua. O njerëz, nëse një ditë e lexoni këtë, mendoni se më keni bërë padrejtësi dhe i pafati le të ngushëllohet duke gjetur një të ngjashëm me veten, që, pavarësisht të gjitha pengesave të natyrës, megjithatë ka bërë gjithçka që ishte në fuqinë e tij për t’u pranuar në radhën e artistëve dhe njerëzve të denjë.

Ju, vëllezërit e mi Karl dhe Johann, sapo të vdes unë, nëse profesori Schmid jeton ende, kërkojini në emrin tim që ta përshkruajë sëmundjen time dhe këtë fletë t’ia bashkëngjitni historisë sime mjekësore, në mënyrë që bota, pas vdekjes sime, të pajtohet me mua sa të jetë e mundur.

Njëkohësisht ju shpall të dy trashëgimtarë të pasurisë sime të vogël. Ndajeni me ndershmëri, jetoni në paqe dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Çfarëdo që më keni bërë kundër, e dini se ishte falur prej kohësh. Ty, vëlla Karl, të falënderoj veçanërisht për përkushtimin që më ke treguar kohët e fundit.

Dëshira ime është që ju të keni një jetë më të mirë e më të qetë se e imja. Rekomandojini fëmijëve tuaj virtytin, vetëm ai sjell lumturi, jo paratë. Flas nga përvoja. Ai më ngriti edhe në mjerim. Atij dhe artit tim i detyrohem që nuk i dhashë fund jetës sime me vetëvrasje.

Jetoni mirë dhe duajeni njëri-tjetrin. Falënderoj të gjithë miqtë, veçanërisht princin Lichnowsky dhe profesor Schmidin. Instrumentet e princit Lichnowsky dëshiroj të ruhen tek njëri prej jush, mos u grindni për to. Nëse mund t’ju shërbejnë për diçka më të dobishme, shitini ato. Sa i lumtur jam nëse edhe nga varri mund t’ju jem i dobishëm.

Me gëzim i dal përpara vdekjes, nëse ajo vjen para se të kem zhvilluar plotësisht të gjitha aftësitë e mia artistike. Do të vijë shumë herët, pavarësisht fatit tim të ashpër, por edhe atëherë do të jem i qetë. A nuk më çliron ajo nga një gjendje vuajtjeje pa fund? Eja kur të duash, unë të pres me guxim.

Jetoni mirë dhe mos më harroni krejtësisht pas vdekjes, e kam merituar, sepse gjatë jetës sime shpesh kam menduar për ju, për t’ju bërë të lumtur. Bëhuni të tillë.

Ludwig van Beethoven

SHTESË (10 TETOR 1802)
Heiligenstadt, 10 tetor 1802.

Kështu po ndahem nga ti, dhe kjo ndarje është e trishtuar. Po, ti, shpresë e dashur, që të mora me vete deri këtu, me shpresën se të paktën deri në një farë mase do të shërohesha, tani duhet të më braktisësh plotësisht. Ashtu si gjethet e vjeshtës bien e thahen, kështu je tharë edhe ti për mua. Me të njëjtën gjendje si erdha këtu, po largohem. Edhe guximi i lartë që shpesh më frymëzonte në ditët e bukura të verës, është zhdukur.

O Providencë, lejo që një ditë e pastër gëzimi të më shfaqet! Prej kaq kohësh jehona e vërtetë e gëzimit më është bërë e huaj. O kur? O kur, o Hyjni, do ta ndiej sërish në tempullin e natyrës dhe të njerëzve? Kurrë? Jo, oh, do të ishte tepër e ashpër.

Lexo gjithashtu

Video

Sot, Emina Çunmulaj dhe disa vullnetarë kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë. Në fshatin Drisht takuan një gjyshe me shpirt të madh, një nga ato zemra të pasura me mirësi që të prekin thellë. Shkojnë për të dhuruar pako me ushqime, por janë pikërisht këto familje që u falin zemrën dhe bukën që kanë përgatitur për vete. Nënat shqiptare – shembull i dashurisë, sakrificës dhe bujarisë.

Në një video të publikuar nga Edi Rama në rrjetin X shihet një rrugë fshati në Portugali, e dëmtuar nga moti i keq, me asfalt të çarë dhe pjesë të rrëshqitura anash. Pamjet kryeministir i shoqëron me një koment ironik, duke e përdorur rastin si krahasim për situatën në Shqipëri dhe për të relativizuar shembjen e aksit Korçë–Tiranë.

VNA ka siguruar videon e një të moshuari në korridoret e QSUT që paguan për kujdesin bazë. Jo sepse i kërkohet hapur, por sepse e di si funksionon realiteti. Dhe per fat të keq ky realitet vrastar nuk përputhet me propagandën.

Rruga e re Palasë–Dhërmi është mbuluar nga balta dhe inertet e kamionëve të kantiereve private që operojnë në zonë, pasi nuk po respektohet detyrimi për pastrimin e gomave para daljes në rrugë publike. Situata krijon rrezik për aksidente, dëmton infrastrukturën dhe ndot mjedisin, ndërsa autoritetet përgjegjëse vendore dhe shtetërore nuk po reagojnë, pavarësisht se bëhet fjalë për një investim të ri me vlerë 1.5 miliardë lekë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme