Kronika 18 May 2025, 11:03 Nga VNA

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq autorin

Ndaje në Whatsapp
Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, Prokuroria

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin D.H. për akuzën e "Vrasjes me paramendim" të kryer në bashkëpunim. Hetimet, të cilat nisën në vitin 2017, lidheshin me vrasjen e shtetasit A.V., e cila ndodhi në Larisë, Greqi më 17 maj 2010.

Pas një kallëzimi nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij ishte gjetur i rrahur për vdekje në makinën e tij, prokuroria ka vërtetuar se Dritan Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij, B.B., kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur rëndë në trup dhe kokë. Si pasojë e goditjeve, viktima humbi jetën, ndërsa autori dhe bashkëpunëtori i tij e lëvizën trupin e viktimës nga vendi i ngjarjes. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se viktima ka pasur me vete çeqe me vlerë 150 mijë euro natën e ngjarjes.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr. 4139 të datës 30.06.2023. rezultoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë shkaktuar vrasjen e shtetasit A.V. në krahinën e Larisës në Greqi më 17.05.2010.

Hetimet nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda makinës së tij.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi D.H. kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool. Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B. Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë. Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi e provuar se shtetasi D.H. ka konsumuar në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ në dëm të viktimës A.V.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme