Kronika 15 May 2025, 20:27 Nga VNA

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen dy persona, shoqërohen disa të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen dy persona,

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve zyrtare, aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë në disa zona të qytetit, ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së drogës.

Raportohet se janë arrestuar dy persona, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që gjatë orëve në vijim të ketë të tjera zhvillime.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjete dhe banesa të personave të ndaluar, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike, përfshirë kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e të arrestuarve, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të shpërndarjes së drogës në zonë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme