Kronika 14 May 2025, 12:52 Nga VNA

Arbër Veliaj kundërshtoi kontrollet e dhjetorit 2024, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim në Apel

Ndaje në Whatsapp
Arbër Veliaj kundërshtoi kontrollet e dhjetorit 2024, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi kontrollet e kryera në banesën dhe zyrën e tij në dhjetor të vitit 2024. Trupa gjykuese vendosi të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit, me të njëjtën trupë gjykuese.

Kontrollet u kryen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në banesat dhe bizneset e Arbër Veliajt, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në masë sigurie “arrest me burg”, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjatë operacionit të dhjetorit, u ushtruan kontrolle edhe në ambientet e zyrës juridike dhe të një organizate joqeveritare ku u sekuestrua celulari i Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Veliajt.

Çifti po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Nën hetim ndodhen gjithashtu edhe gjashtë biznesmenë të tjerë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme