Kronika 12 May 2025, 11:20 Nga VNA

SPAK administron 156 materiale për krimet zgjedhore, 39 procedime penale të regjistruara

Ndaje në Whatsapp

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se ka administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese në lidhje me krimet zgjedhore.

Nga këto materiale:

  • 39 kanë kaluar në fazën e hetimit dhe janë regjistruar si procedime penale.
  • 25 raste janë mbyllur me vendime për mosfillim të hetimit penal.
  • 24 janë deleguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
  • 17 janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë për informacione shtesë apo veprime të mëtejshme.
  • 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

    Pjesa e mbetur ndodhet ende në proces verifikimi.

Burimi i kallëzimeve për 39 procedimet penale:

  • 21 janë inicuar nga referime të Policisë së Shtetit.
  • 1 nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
  • 8 janë nisur kryesisht nga vetë SPAK.
  • 3 kanë ardhur nga kallëzime të qytetarëve.
  • 3 nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
  • 3 të tjera janë bazuar në kallëzime të subjekteve politike.

Veprat penale të evidentuara në 39 procedimet:

  • 33 procedime për korrupsion aktiv në zgjedhje, sipas nenit 328 të Kodit Penal.
  • 4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje (neni 328 dhe 328/b).
  • 1 procedim për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a).
  • 1 tjetër për përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorim detyre (nenet 328/a dhe 248).

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme