Kronika 10 May 2025, 15:19 Nga VNA

I zuri poshtë masivi i dheut që u shemb, ndërrojnë jetë dy të rinjtë që po punonin në një kantier në Gramsh

Ndaje në Whatsapp
I zuri poshtë masivi i dheut që u shemb, ndërrojnë jetë

Policia ka dhënë detaje nga shembja e masivit të dheut Holtë që Gramshit që zuri poshtë dy punonjës.

Viktimat janë identifikuar si 22-vjeçari Abas Basha dhe 32-vjeçari Egzon Lleshi, trupat e të cilëve u gjetën poshtë masivit të dheut.

Shembja e dheut ndodhi gjatë punës në një kantier ndërtimi në fshatin Holta.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme