Kronika 10 May 2025, 13:21 Nga VNA

Makina e tij u bllokua në Maqellarë në dyshime për blerje votash, biznesmeni Fiqiri Pali ka marrë mbi 3 mln euro tendera në qarkun e Dibrës

Ndaje në Whatsapp
Makina e tij u bllokua në Maqellarë në dyshime për blerje

Mbrëmjen djeshme anëtarët të PD në Maqellarë bllokuan dy automjete nën dyshime se disa eksponent të PS po blenin vota. Në vendngjarje mbërriti dhe policia dhe prokurori që do të vlerësojë nëse do të nis hetim për shitblerje votash.

Njëri nga automjetet e bllokuara ku u gjetën 4500 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona karburanti, është në pronësi të biznesmenit Fiqiri Pali.

Fiqiri Pali është pronar de fakto i kompanisë “Sireta 2F”, që sot rezulton në emrin e bashkëshortes së tij. Subjekti i tij ka përfituar disa tendera publik në qarkun Dibër, si ai për “transformimin urban të Bulevardit të Peshkopisë” me vlerë 2.2 milionë euro, ndonëse kishte ofertën e 7 më të mirë nga konkurrentët e tjerë.

Gjithashtu kompania e personit në fjalë është fituese edhe e tenderit “Rehabilitimi i sheshit “Ahmet Zogu” dhe parkut “Geraldinë” në Qytetin e Burrelit” me vlerë 1 milionë euro.

Prokuroria po bënë proçedurat e nevojshme për të verifikuar që personat në fjalë kanë kanë pasur qëllim për të blerë vota. Dhe nëse rezulon kështu, do jetë rasti i parë flagrant se si taksat e qytetarëve shkojnë përmes tenderave publik tek eksponentë që i shërbejnë partisë në pushtet.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme